Personat që patën kontakt me të infektuaren në Malishevë po vetizolohen

Në orët e sotme të mbrëmjes është lajmëruar edhe një rast tjetër i infektimit me Coronavirus në komunën e Malishevës, saktësisht në fshatin Bubavec.

Pas konfirmimit të rastit të parë me coronavirus, Komuna e Malishevës thotë se i ka marrë të gjitha masat dhe se janë duke u identifikuar të gjithë personat që kanë pasur kontakt me pacientin e infektuar.

“Janë bashkërenduar të gjitha aktivitetet lidhur me rastin, ku janë duke identifikuar të gjithë personat që kanë pasur kontakte me pacientin, të cilët edhe janë duke u vetizoluar, si dhe në të gjitha hyrje-daljet e Komunës së Malishevës, bazuar në mesazhin e marrë nga kryeministri i vendit, janë duke u vendosur patrullat policore”, thuhet në komunikatën e Komunës së Malishevës.

“Zyrtarët e IKShP-së, janë duke e trajtuar rastin dhe janë duke ju dhënë udhëzimet e nevojshme të gjithë atyre personave që kanë pasur kontakt me pacientin tashmë të diagnostifikuar me COVID-19”, thuhet tutje.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ju ka bërë thirrje qytetarëve që të mos shqetësohen, por ti zbatojnë udhëzimet e dhëna nga ana e IKSHP-së dhe Qeverisë së vendit.

 

Shkon në 5 numri i të infektuarve, konfirmohen edhe dy raste me coronavirus

.