Foto: Islam Berisha/ KALLXO.com

Përplasje në Kuvend mes deputetëve: ‘Nuk jemi ardhë për filma’

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me dyshimet për keqpërdorimet me rezervat shtetërore, ka deklaruar se është e nevojshme të bëhet një punëtori dy ditore për planin e veprimit.

Thaçi tha se në komision “nuk duhet të bëjnë filma”, por sipas tij duhet të punojnë ashtu siç janë ngarkuar nga Kuvendi i Kosovës.

“Është e nevojshme ne ta mbajmë një punëtori të paktën dy ditore që ne ta bëjmë një plan të veprimit që është në koordinim me komisionin hetimor, e jo të bëjmë filma këtu siç kanë filluar disa kolegë këtu, sepse nuk jemi ardhë për filma por me punu, neve Kuvendi na ka ngarku” – ka deklaruar Thaqi.

Kjo deklaratë e deputetit të LVV-së ka ngjallur diskutim mes tij dhe deputetes të LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi e cila se ka problem me qasjen e Thaqit.

“Film ke bo ti, shtatë herë ke mungu, e na ke qitë para gjyqit si ke ardhë. E kam problemin me qasjen tënde”- tha mes tjerash në reagimin e saj, deputetja Bunjaku-Rexhepi.

“E dimë ne kush je ti, e dimë kush është LDK-ja, e dijnë qytetarët, ua kanë tregu vendin juve me 14 shkurt, leje ti mos më trego ti” – tha deputeti i LVV-së, Thaqi.

“O ju jetoni me qato dhe keni me vdekë me qato. Keni me vdekë duke u thirrë në qato”- vazhdoi Bunjaku-Rexhepi.