Përplasja e dostave (VIDEO)

Të ndarët nga Lëvizja Vetëvendosje që konsoliduan Partinë Social Demokrate kanë vendosur që në zgjedhjet e 6 tetorit të mos shkojnë vetëm.

Ata u janë bashkuar në koalicion parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Mirëpo, gjatë kohës sa zyrtarët e PSD-së ishin pjesë e Vetëvendosjes, mendimi i tyre për zyrtarët e AAK-së dhe kryetarin Ramush Haradinaj kishte qenë krejt ndryshe.

Në DebatPernime për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, kur Dardan Molliqaj përfaqësonte Vetëvendosjen dhe Ardian Gjini, AAK-në, kishte pasur akuza të shumta mes tyre.

Në mes tjerash, Molliqaj i referohej koalicionit PAN në atë kohë (PDK+AAK+Nisma) si ‘koalicion i krimit’.

KALLXO.com sjell pjesët më interesante të debatit të Molliqajt dhe Gjinit, që tashmë janë bërë “dosta”, duke mbështetur të njëjtin kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj.