Përplaset një cisternë karburanti në Sierra Leone, të paktën 84 të vdekur

Të paktën 84 njerëz vdiqën të premten pasi një cisternë karburanti shpërtheu në një periferi të kryeqytetit të Sierra Leone, Freetown, sipas autoriteteve në Afrikën Perëndimore.

Mohamed Lamrane Bah, drejtor i komunikimit për Agjencinë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive të Sierra Leone (NDMA), i tha CNN-it se disa njerëz ishin gjithashtu në gjendje kritike pas shpërthimit, transmeton rtv21.tv.

Autoritetet kanë transferuar të lënduarit në spitale dhe kanë mbledhur trupat.

Kryebashkiaku i Freetown, Yvonne Aki-Sawyerr tha në një deklaratë në Facebook se ishte “e pikëlluar kur dëgjoi për një shpërthim përgjatë rrugës Bai Bureh, Wellington, pasi një kamion që transportonte karburant u përplas me një kamion tjetër”.

“Video dhe pamjet fotografike që bëjnë xhiron e mediave sociale janë tronditëse” shtoi Aki-Sawyerr.