Përparim Rama mban takim me ministrin Liburn Aliu dhe përfaqësues të BERZh, flasin për projektin e Unazës së Mesme

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, mbajti takim me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliun, si dhe përfaqësues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh).

Rama ka njoftuar se është diskutuar për projektin e Unazës së Mesme.

“Bashkë me ekipin tim zhvillova sot një takim me Ministrin e MMPHI-së, z. Liburn Aliu, dhe përfaqësuesit e BERZH-it. Diskutuam për Unazën e Mesme, projekt ky i një rëndësie jetike për Prishtinën dhe komunat përqark”, është shprehur Rama.

I pari i Prishtinës theksoi se u dakorduan për thellim bashkëpunimi për zbatim të këtij projekti.

“U dakorduam ta thellojmë bashkëpunimin ndërinstitucional dhe të kemi bashkërendim të plotë gjatë zbatimit të këtij projekti”, shtoi tutje Rama.