Përmirësohet gjendja e njërit nga të plagosurit në 'Mati 1'

Njëri nga të plagosurit në përleshjen e armatosur të 5 shtatorit për një kontest prone në lagjen “Mati 1”, në Prishtinë, është duke u përmirësuar.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, shefi i Klinikës Intensive, Shaqir Uka.

Ndërsa, rreth gjendjes së personit tjetër të plagosur, dr. Uka tha se mbetet ende e rëndë.

“Njëri prej të plagosurve gjendja e tij e përgjithshme ka qenë stabile, është larguar prej përkrahjes së aparateve dhe kemi transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në repart, por gjendja e të plagosurit tjetër është ende e rëndë”, tha Uka.

Në përleshjen e 5 shtatorit mes familjeve fqinje Rafuna e Mehmeti ishin vrarë dy persona dhe dy persona kanë mbetur të plagosur.

QKUK tregon bilancin e përleshjes me armë në Mati 1

VIDEO +18: Momenti i plagosjes në ‘Mati 1’

.