Përmes Facebook-ut jepet shfaqja ‘Lufta në kohën e dashurisë’

Shfaqja “Lufta në kohën e dashurisë” e Qendrës Multimedia nga Prishtinas shfaqet sonte nga ora 20:00 në formatin livestream përmes Facebookut.

Shfaqja jepet në kuadër të kalendarit të përbashkët online të teatrove kosovare.

Shfaqja është prodhuar nga Qendra Multimedia, në vitin 2015, ndërsa rrëfen historinë e katër gra të çuditshme të Kosovëstë cilat  rrëfejnë intimitetet, pasionet, marrëzitë, sekretet dhe dëshirat e tyre.

Transmetimi i shfaqjes nisë sot nga ora 20:00, ndërsa për ta parë shfaqjes klikoni në linkun:

https://www.facebook.com/QendraMultimedia/videos/232664934481457/