Ilustrim

Përleshje mes pesë personave në Graçanicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Graçanicë pesë persona janë rrahur në mes vete.

Sipas policisë njëri prej tyre është lënduar dhe më pas është dërguar në spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor.

Me urdhër të  prokurorit, katër  të  dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në  mbajtje.

Rasti është nën hetime.