Përleshje me thikë afër Gjimnazit në Gjakovë

Një përleshje me thikë mes disa qytetarëve ka ndodhur sot në afërsi të Gjimnazit “Hajdar Dushi” në Gjakovë.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, rasti ka ndodhur në ora 11:30  dhe janë lënduar dy persona.

Të dyshuar në këtë rast janë tre persona, ndërsa një është arrestuar.

“Në ora 11:00 ka ndodhur rasti dhe janë lënduar dy persona. Njëri është transferuar në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” dhe tjetri në ambulancën e qytetit për tretman mjekësor dhe Policia me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes”, tha ai për KALLXO.com.

Ai shtoi se hetimet janë duke u zhvilluar.