Foto: TopChannel

Përfshihet nga zjarri Spitali në Tiranë, nuk ka të lënduar

Kati -1 i objektit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë është kapluar nga zjarri sot.

Sipas këtij institucioni, nuk ka asnjë të lënduar dhe pacientët janë të gjithë të akomoduar në hapësira të sigurta.

“Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në katin -1 të godinës se QSUT është raportuar tym . Menjëherë janë marrë masat për sigurimin e pacientëve të shtruar. Situata u vu nën kontroll në një kohë rekord dhe shkaqet e tymit po hetohen. Nuk ka asnjë të dëmtuar dhe pacientët janë të gjithë të akomoduar në godina të sigurta, ku janë shërbimet e tjera të urgjencës në QSUT” – thuhet në njoftimin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë të publikuar më 11.02.2024 në rrjetin social “Facebook”.