Për shkak të asfaltimit, nesër për disa orë mbyllet rruga ‘Ahmet Krasniqi’ në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar banorët e rrugës “Ahmet Krasniqi” se kjo rrugë do të mbyllet për qarkullim përkohësisht gjatë ditës së nesërme.

Mbyllja e rrugës në lagjen Arbëria do të bëhet nesër nga ora 07:00 deri në 18:00, pasi do të fillojë asfaltimi i rrugës.

“Ju njoftojmë se Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave, është në proces të implementimit të kontratës : ”Rekonstruimi i rrugës “Ahmet Krasniqi” me nr. pr.616 21 076 511, me gjatësi rreth L=500.0m”, thuhet në njoftim.

Kompania që do të realizojë punimet në këtë rrugë është “Kema Company”.