(Arkiv)

Për një javë kapen 162 raste duke vjedhur rrymën

Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur se për një javë, janë kapur 162 raste duke e vjedhur energjinë elektrike.

Përmes një njoftimi, ministria ka njoftuar se kontrollet janë bërë nga data 16 janar deri më 22 janar 2023.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe janë bërë 1 mijë e 946 kontrolle.

Ndërsa në muajin dhjetor të vitit të kaluar, për një javë ishin kapur 170 raste të vjedhjes së rrymës, nga 2 mijë e 37 kontrolle.

Për një javë kapen 170 raste të vjedhjes së rrymës