Për një ditë, afër 22,500 persona u vaksinuan kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 22 mijë e 486 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas njoftimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 687 mijë e 553 doza të vaksinës.

Ndërkaq, deri më sot 234 mijë e 731 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Gjatë ditës së djeshme, Kosova ka pranuar donacionin e parë me vaksina nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës – 35 mijë e 100 doza Pfizer/BioNtech.

Në anën tjetër vetëm gjatë këtij 24 orëshi të fundit nga 12 mijë e 666 testime, 2 mijë e 279 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.