Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Për gjashtë ditë Policia e Ferizajt ka realizuar 46 urdhëresa të gjykatave

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se nga 27 marsi deri më 2 prill ka realizuar 46 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që ta lajmërojnë Policine nëse kanë informata për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës. Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192,0290/326-250 & 0290/322-406” – është thënë në njoftimin e Policisë teksa është bërë e ditur se të dhënat e raportuesve do të ruhen në konfidencialitet të plotë.