Për 24 orë janë raportuar katër raste të dhunës në familje

Gjatë 24 orëve të fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar katër raste që po trajtohen si dhunë në familje.

Në katër rastet e raportuara viktimat janë gra.

Një nga këto raste ka ndodhur në Prizren, ku i arrestuari pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Ngjarja sipas Policisë ka ndodhur rreth orës 20:10.

Tutje është njoftuar se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Një rast tjetër i dhunës në familje ka ndodhur në Zveçan.

Në këtë rast sipas Policisë një grua ka raportuar se është kanosur nga i dyshuari.

Tutje është njoftuar se me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

KALLXO.com gjatë ditës ka raportuar dhe për dy raste të tjera të dhunës në familje.

Në njërin nga këto raste një person nga Gjilani është arrestuar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht babanë e tij.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:30.

Tutje është njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajte.

Ndërsa një rast tjetër ka ndodhur në Gjakovë, ku një burrë ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

Në këtë rast nëna e të dyshuarit ka ndërhyrë dhe e njëjta sipas Policisë së Kosovës ka lënduar dorën.

Në raportin 24 orësh të Policisë është thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 dhe se të dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Tutje është njoftuar se me vendim të prokurorit pas intervistimit të të dyshuarit ky i fundit është liruar në procedurë të rregullt.

Çdo lloj dhune ndaj familjareve dënohet në bazë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Neni 248 i këtij kodi thotë se kushdo që e kryen dhunën ose keqtrajtimin fizik, psikologjik ose ekonomik me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër brenda një marrëdhënieje familjare, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre vjet.