Pëlcet gypi i ujësjellësit, disa lagje në Prizren mbesin pa ujë

Pothuajse pesë lagje kanë mbetur pa ujë të pijshëm në Prizren për shkak të plasaritjes së një gypi transportues.

Kështu ka njoftuar ujësjellësi i Prizrenit, “Hidroregjioni Jugor” përmes një njoftimi në Facebook.

“Konsumatorë të nderuar, K.R.U.“HIDROREGJIONI JUGOR“ SH.A PRIZREN ju njofton  , se sot me datën 28.04.2020 në rrugën Tirana tek hyrja e Progresit ka plasaritje të gypit transportues Fi 350 mm azbestcimento  dhe pa furnizim të ujit do të jenë këto zona: lagjja Bajram Curri, lagjja Jeta e Re, lagjja Arbana, një pjesë e rrugës Nashecit dhe pjesa e poshtme e Lagjes Ortakoll”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Sipas njoftimit, punëtorët e kompanisë tashmë janë duke punuar për rregullimin e dëmit.