Emërimet e Qeverisë Kurti, çfarë shkollimi kanë anëtarët e bordit të ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”?

Në mbledhjen e 26-të, Qeveria në detyrë shkarkoi bordin e ndërmarrjes publike qendrore Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”, Prizren.

Po atë ditë, ekzekutivi në detyrë të cilit I prinë Albin Kurti, emëroi edhe borin e përkohshëm në krye të kësaj ndërmarrje.

Ylber Elshani, u zgjodh kryesues dhe drejtor, Arieta Vula-Pozhegu, drejtore, Altin Sahiti, drejtor dhe Edmond Halimi, drejtor.

KALLXO.com me anë të kërkesës për qasje në dokumente publike ka siguruar CV-të e anëtarëve të bordeve në shtatë Ndërmarrje Publike të emëruar  përkohësisht nga qeverisja e tanishme.

Kryesuesi i bordit të përkohshëm në ndërmarrjen publike qendrore të ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”, Ylber Elshani, ka përfunduar studimet themelore në Banka, Financa dhe Kontabiliteti në Kolegjin “Fama” në vitin 2007. Elshani, po ashtu ka përfunduar edhe nivelin master në Tregjet Financiare dhe Banka në Kolegjin “Riinvest” në vitin 2011.

Ai ka një përvojë disa vjeçare në fushën e kontabilitetit ndërsa aktualisht, sic është përshkruar në CV-në e tij, punon në kompaninë “Ods Metal”.

KËTU mund ta gjeni të plotë CV-në e Ylber Elshani, kryesues në bordin e përkohshëm në ujësjellësin “Hidroregjioni Jugor”, Prizren.

Anëtari tjetër I kësaj kompanie publike është Altin Sahiti. Ai ka përfunduar fakultetin Ekonomik pranë Universitetit të Prishtinës në drejtimin Banka, Financa dhe Kontabilitet.

Sahiti gjithashtu është I certifikuar nga Shoqata e kontabilistëve dhe auditorëve të Kosovës si auditor I brendshëm.

Ai ka një përvojë në auditim në disa institucione publike dhe organizata jo-qeveritare.

KËTU mund ta gjeni të plotë CV-në e Altin Sahiti, anëtar I bordit të përkohshëm në ndërmarrjen publike të ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”, Prizren.

Arieta Vula-Pozhegu është anëtarja tjetër e përkohshme në bordin e ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”, Prizren.

Pozhegu ka diplomë në bachelor në drejtimin Menaxhment dhe Informatikë në Fakultetin e Ekonomik të Universiteti të Prishtinës. Ajo gjithashtu është në vijim të studimeve master në “Globus” në drejtimin Marketingu Ndërkombëtar dhe Admnistrimi i Biiznesit.

Arieta Vula-Pozhegu është drejtoreshë ekskluzive në Shoqatën e Përpunuesve të Drurit të Kosovës.

KËTU mund të gjeni të plotë CV-në e anëtarës së bordit të përkohshëm të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”, Prizren.

Edmond Halimi është anëtari i katërt në bordin e përkohshëm në ujësjellësin “Hidroregjioni Jugor”, Prizren.

Ai ka përfunduar studimet themelore në Fakultetin e Ndërtimtarisë pranë Universitetit të Prishtinës në fushën e ndërtimtarisë dhe arkitekturës ndërsa ka diplomuar edhe në master në drejtimin e hidroteknikës po në të njëjtin institucion universitar në vitin 2013.

KËTU mund ta gjeni të plotë CV-në e Edmond Halimi, anëtar I bordit të përkohshëm në ndërmarrjen publike ujësjellësi “Hidroregjioni Jugor”, Prizren.

KALLXO.com me qëllim ka mbuluar të dhënat personale të anëtarëve të Bordit për të ruajtur privatësinë e secilit.

KALLXO.com do të vazhdoj t’i publikoj CV-të e gjithë anëtareve të emëruar nga Qeveria Kurti.

Standardi i ri i punësimeve nën arsyetimin e ‘emërimeve’

Përvojat e anëtarëve të emëruar nga Qeveria Kurti në Bordin e Telekomit

 

Emërimet e Qeverisë Kurti, çfarë shkollimi kanë anëtarët e bordit të Ujësjellësit “Prishtina”?