'Hidroregjioni Jugor' me tender synon matjen e kënaqshmërisë së konsumatorëve

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., pritet të nënshkruaj kontratë nëpërmjet së cilës synohet të hulumtohet kënaqshmëria e konsumatorëve për vitin 2021.

Muajin e kaluar,  KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. hapi tender për hulumtimin kenqashmërisë së konsumatorëve për periudhën janar-dhjetor 2021 në zonën e shërbimit të cilën e mbulon kjo kompani, për furnizim me ujë dhe shërbimin e largimit të ujërave të ndotura.

Për realizimin e këtij aktiviteti të prokurimit, kompania kishte ndarë 2,500 euro për nënshkrimin e kontratës.

Në këtë tender me procedurë koutimi të çmimit, me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët, u pranuan 6 oferta nga operatorët ekonomikë. Tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ishte 1,950 euro ndërsa tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të ulët ishte 1,111 euro i kompanisë “Global Consulting & Development Associates” ShPK, e cila u rekomandua për kontratë.

Në zonën e shërbimit, kompania fituese e tenderit parashihet të realizoj gjithsej 2,740 anketa. Në Prizren do të realizohen 1,700 anketa, 430 në Suharekë, 365 në Malishevë dhe 245 në Dragash.