Pejë, policia kërkon të dyshuarin për vrasje nga hakmarrja

Policia në Rajonin e Pejës ka shpallur në kërkim një person të dyshuar.

Ata kanë  kërkuar nga të gjithë qytetarët të cilët kanë informacione për vendndodhjen e të dyshuarit, të bashkëpunojnë me policinë në mënyrë që të bëhet arrestimi i të dyshuarit.

I dyshuari është Besnik Balaj, 62 vjeçar nga fshati Isniq i Deçanit, i cili është i dyshuar për një vrasje nga hakmarrja.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesën e policisë.

Qytetarët të cilët kanë informacione për të dyshuarin, mund të lajmërojnë policinë në numrat e telefonit 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë dhe adresat elektronike [email protected].