llustrim, stoli
Pejë, i vjedhin stoli ari e para të gatshme
18.12.2021 - 14:03
Në fshatin Novosellë të Pejës hajnat kanë vjedhur stoli të ndryshme ari dhe 200 euro para të gatshme.
Sipas policisë, rasti është raportuar nga pronari i shtëpisë, i cili nuk ka pasur informacione se sa persona kanë hyrë në shtëpinë e tij.
Policia ende nuk ka arritur të zbardhë rastin apo të identifikojë personat e përfshirë në rast.