Policia/Ilustrim

Pejë, burri dyshohet se i dehur sulmoi dy persona

Një burrë është arrestuar në fshatin Qungur të Komunës së Pejës.

I njëjti po dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një burrë dhe një grua.

Të dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Sipas raportit policor, i dyshuari kishte qenë në gjendje të dehur. Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe vendim të këtij të fundit i dyshuari është dërguar në mbajtje.