Ilustrim

Pejë, arrestohet një person për posedim të narkotikëve

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Pejë, pasi tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një sasi e dyshuar prej 90.6 gramë, që dyshohet të jetë marihuanë, tre fara të bimës kanabis sativa, një peshore dixhitale, një pako mbështjellës të substancës, si dhe para kesh.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar për vuajtje të dënimit pasi i njëjti kishte urdhër arrest të lshuar nga gjykata.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 21:15 në Pejë.