Ilustrim

Pejë, arrestohet i dyshuari për vjedhje të dy telefonave

Një person është arrestuar për vjedhjen e dy telefonave në një lokal në Pejë.

Viktima kishte deklaruar në Polici se deri sa ishte duke qëndruar nё njё lokal nё rrugën “Adem Jashari” nё Pejё, nё tavolinёn e tij e ka lёnё xhaketën dhe ёshtё larguar pёr pak kohё dhe pasi ёshtё kthyer e ka vërejtur se i mungojnë dy telefona celularë, tё cilёt i kishte nё xhaketë dhe se i dyshuari i cili kishte marrë telefonat ёshtё larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas intervistimit me vendim tё prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё, ndёrsa viktimёs i janё kthyer telefonat e vjedhur.