Pejë, 6 pacientë me COVID-19 shërohen, 16 në gjendje të rëndë

Në Spitalin Rajonal të Pejës gjashtë të infektuar me coronavirus janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Por, sipas raportit ditor të Spitalit, ka ende pacientë të cilët janë në gjendje të rënduar.

Nga raporti ditor i Spitalit të Pejës bëhet e ditur 16 pacientë të tjerë janë në gjendje të rënduar, dy të tjerë janë me respiratorë ndërsa 43 të tjerë janë duke u asistuar me oksigjeno-terapi, përderisa në total tretman mjekësor janë duke marrë 58 pacientë të infketuar me coronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dje ka bërë të ditur se në Pejë janë regjistruar edhe 13 raste të reja me COVID-19.

Dje numri i rasteve me coronavirus në Kosovë ka kaluar mbi 12 mijë.

Në total në Kosovë janë të infektuar me COVID-19 12,006 persona, 7 mijë e 929 prej tyre janë shëruar ndërsa kanë vdekur 438 si pasojë e infeksionit së coronavirusit.