Pejë, 15 pacientë me COVID-19 në gjendje të rënduar

Nga 38 pacientët të cilët po asistohen me oksigjeno-terapi si pasojë e COVID-19, 15 prej tyre janë në gjendje të rënduar në Spitalin Rajonal të Pejës.

Raporti ditor i Spitalit bën të ditur se aktualisht janë 59 pacientë duke marrë terapinë për coronavirus, përderisa brenda 24 orëve janë shëruar pesë pacientë të tjerë.

Në këtë Spital të infketuar me SARS-CoV-2 janë edhe një pjesë e personelit shëndetësor.

Gjashtë mjekë, 15 infermierë dhe katër punëtorë të administratës janë të infketuar me coronavirus.

Ndërsa në total numri i mantelbardhëve të infketuar me pandeminë COVID-19 ka kaluar mbi 400.

Tash e pesë muaj që kur u shfaqë rasti i parë me COVID-19 në Kosovë janë infektuar mbi 11 mijë e 545 persona nga kjo pandemi prej tyre janë shëruar 7 mijë e 343 dhe kanë vdekur 410 të tjerë.