PDK thërret seancë të jashtëzakonshme për çmimin e rrymës

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka thirrur seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, për çmimin e rrymës në vend.

Kështu ka njoftuar shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë – e para e mbajtur për këtë vit.

“Sot filloi sesioni i ri pranveror parlamentar dhe ne si PDK me mbështetjen e 40 deputetëve kemi thirrur një seancë të jashtzakonshme për çmimin e energjisë elektrike në vend. Nuk ka temë me të rendësishme. Ju i dini shqetësimet e mëdha që kanë ngritur qytetarët. Ne sot kemi kanalizuar këtë kërkesë dhe sesionin pranveror do të fillojmë më këtë seancë dhe kemi propozuar rezolutë për uljen e çmimit të energjisë elektrike”- tha ai.

Sipas Tahirit, seanca do të mbahet të enjten.

Pas reagimeve të shumta të qytetarëve për çmime të larta të faturave të energjisë, Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka deklaruar se nuk ka rritje të tarifave fundore, po sipas tyre,  shumë konsumatorë po ngrohen me rrymë.