PDK: Qytetareve po u pamundësohet votimi shkaku i kushteve atmosferike

Abelard Tahiri, nga PDK-ja tha se kanë marrë shumë reagime nga qytetaret të cilëve sipas tij ju është pamundësuar e drejta e tyre për të votuar si rezultat i kushteve atmosferike.

“Reshjet e mëdha të borës kanë vështirësuar qarkullimin pothuajse në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Shprehim shqetësimin në mos angazhimin e duhur të institucioneve tona për pastrimin e gjitha rrugëve në mbarë vendin e sidomos në zonat rurale”, tha ai.

Tahiri u ka bërë thirrje qytetarëve që pavarësisht kushteve të gjejnë mundësinë për ta ushtruar të drejtën e tyre demokratike.

Si tha se edhe shumë qytetarë që janë të prekur nga Covid nuk po u mundësohet e drejta e tyre për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“I bëjmë thirrje KQZ-së dhe institucioneve përgjegjëse që qytetarëve t’ju mundësohet e drejta e votës deri në orën 19:00”, tha ai.