Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, Foto: KALLXO.com

Pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar deklarimin e pasurisë së zyrtarëve publikë për vitin e kaluar.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca sipas deklarimit në AKK, në bankë ka 6 mijë e 6 euro para të gatshtme.

Tek pasuria e paluajtshme, Konjufca ka të deklaruar një banesë, një depo dhe një parking. Të gjitha këto në vlerë prej 67 mijë e 293 euro, të cilat siç figuron në deklarim, janë blerë përmes kredisë dhe kursimeve.

Kryeparlamentari sipas deklarimit në AKK, ka treguar një detyrim financiar në një bankë prej 36 mijë e 595, për blerjen e një banese në Kalabri.

Te të ardhurat vjetore, Konjufca ka deklaruar pagë vjetore neto mbi 34 mijë euro e mëditje rreth 600 euro.

Ndërkaq, tek donacionet në parti politike, ai tregon se ka bërë një donacion në Lëvizjen Vetëvendosje, parti në të cilën ai ka pozitën e nënkryetarit, para në vlerë prej 166 euro, që siç përshkruhet është bërë për funksionim të LVV-së.

Në bazë të pozitës që ai ka në LVV, Konjufca ka theksuar se nuk përfiton të ardhura personale nga ushtrimi i pozitës së tij si nënkryetar.