Pasaporta

Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2021

Nëse do të kishte një Olimpiadë të pasaportave, Japonia nuk do të ishte thjesht nikoqire e saj – ajo do ta fitonte të gjithë garën.

Henley Passport Index, një kompani udhëheqëse globale mbi planifikimin e rezidencës dhe qytetarisë, e cila ka monitoruar rregullisht pasaportat më miqësore në botë që nga viti 2006, ka lansuar renditjen dhe analizën e tij më të fundit, shkruan CNN.

Meqenëse indeksi në fjalë nuk merr parasysh kufizimet e përkohshme, Japonia është edhe një herë në krye të listës, me pasaportën e saj që ofron hyrje pa viza ose viza në të arrirë në 193 destinacione nëpër botë.

Sidoqoftë, raporti Henley & Partners thotë, në tremujorin e parë të vitit 2021 lëvizshmëria ndërkombëtare ishte vetëm vetëm 12% e niveleve të saj para-pandemike, që do të thotë “hendeku midis hyrjes teorike dhe reale të udhëtimit të ofruara edhe nga pasaporta të rangut të lartë mbetet i rëndësishëm”.

Në botën reale, mbajtësit e pasaportave japoneze teorikisht kanë qasje tani në më pak se 80 destinacione – afërsisht e njëjtë me renditjen e indeksit të Arabisë Saudite, e cila ulet në vendin e 71-të (ndërsa sauditët aktualisht kanë qasje aktuale të udhëtimit në vetëm 58 destinacione )

Top 10 i pasaportave mbetet praktikisht i pandryshuar ndërkohë që futemi në gjysmën e dytë të vitit, me Singaporin që mbetet në vendin e dytë (me rezultatin 192) dhe Korenë e Jugut barazimin me Gjermaninë në vendin e tretë (me rezultatin 191).

Mbajtësit e pasaportave nga Singapori tani mund të kenë më pak se 75 destinacione (ekuivalente me renditjen e indeksit të Kazakistanit, e cila është poshtë në vendin e 74-të).

Kina dhe EBA lart e më lart në listë

Edhe shtetet të cilat e kanë kryer me shumë sukses vaksinimin Covid-19 ende përballen me kufizime të udhëtimit. SH.B.A. dhe Mbretëria e Bashkuar janë në vendin e shtatë të përbashkët në këtë indeks, së bashku me Zvicrën, Belgjikën dhe Zelandën e Re – ndërkohë që të dy këto vende kanë pësuar rënie solide në fuqinë e pasaportës së tyre që nga koha kur së bashku ndanin vendin e parë në vitin 2014.

Në teori, poseduesit e pasaportave të SH.B.A.-së dhe Britanisë së Madhe e kanë mundësinë e hyrjes në 187 destinacione nëpër botë, por realiteti është se dyert janë të hapura vetëm për udhëtarët e Mbretërisë së Bashkuar në më pak se 60 destinacione, ndërsa SH.B.A.-të janë vetëm përpara me 61. Kjo i vendos ata në një renditje me Uzbekistanin dhe Ruandën.

Si zakonisht, shumica e 10 vendeve kryesore të mbetura në indeks mbahen nga vendet e BE-së. Finlanda, Italia, Luksemburgu, Spanja janë në vendin e katërt; Austria, Danimarka janë në numrin pesë; ndërsa Franca, Irlanda, Hollanda, Portugalia dhe Suedia janë së bashku në numrin gjashtë. Për sa i përket lirisë së udhëtimit, storie të mëdha suksesi të dekadës së kaluar kanë qenë Kina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Që nga viti 2011, Kina është ngjitur në 22 vende – nga pozicioni i 90-të në të 68-të – ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe kanë kaluar të gjithë rrugën nga nr. 65 tek nr. 15. Puna e saj për forcimin e lidhjeve diplomatike nëpër botë tani do të thotë që qytetarët e saj lejohen të kenë qasje të lehtë në 174 destinacione, krahasuar me 67 destinacionet e një dekade më parë.

Japonia mban vendin e parë në botë për pasaportat më të mira për vitin 2021.. TOSHIFUMI KITAMURA/AFP/Getty Images

 

Gjermania ka renditjen më të lartë të pasaportave në BE. Alex Grimm/Getty Images

Pasaportat më të mire për vitin 2021:

  1. Japonia (193 destinacione)
  2. Singapori (192)
  3. Gjermania, Korea Jugore (191)
  4. Finlanda, Italia, Luksemburgu, Spanja(190)
  5. Austria, Danimarka (189)
  6. Franca, Irlanda, Holanda, Portugalia, Suedia(188)
  7. Belgjika, Zelanda e Re, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar, Sh.B.A (187)
  8. Republika Çeke, Greqia, Malta, Norvegjia (186)
  9. Australia, Kanada (185)
  10. Hungaria (184)

Pasaportat më të këqija 

Disa shtete në botë kanë liberalizim vizash apo edhe free-viza qasje me të arritur në vendin e destinuar për më pak se 40 shtete. Këto shtete përfshijnë: 108. North Korea (39 destinations)

  1. Nepa[6il (38)
  2. Territoret Palesineze (37)
  3. Somalia (34)
  4. Jemeni (33)
  5. Pakistani (32)
  6. Syria (29)
  7. Iraku(28)
  8. Afganistani (26)

Indekset tjera

Sa i përket Kosovës, Global Passport Power Rank 2021 merr në konsideratë pasaportat e 193 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe gjashtë territoreve – ROC Tajvani, Makau (Kina SAR), Hong Kong (Kina RVV), Kosova, Territori Palestinez dhe Vatikani. 

Në këtë listë Kosova ka qasje të lirë, pra pa viza, në 14 shtete, Kosovës i kërkohet vizë me të arritur në vendin destinues në 30 shtete ndërkohë që i kërkohet vizë e plotë në 154 shtete të botës.

 

Përkthimi: Nuhi Shala