Ilustrim:Taksi - Foto: KALLXO.com

Pasagjerët i grabisin 17 euro një taksisti

Tre persona po dyshohen se i kanë grabitur një taksisti një shumë prej 17 eurosh dhe një telefon mobil.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 4 të mëngjesit në Komunën e Lipjanit.

Sipas raportit policor, taksisti kishte njoftuar policisë se deri sa ka qenë duke vozitur tre pasagjerë, njëri nga ta nën kërcënimin e thikës i ka grabitur 17 euro dhe një telefon.

Sipas ankuesit të dyshuarit më pas janë larguar me një veturë me targa të Shqipërisë.

Në raportin policor nuk është raportuar për të lënduar e as persona të identifikuar.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.