Pas rastit tragjik në spitalin modular të Tetovës, Qeveria e Kosovës shpreh gatishmërinë për ndihmë

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas tragjedisë në spitalin modular të Tetovës ku po trajtoheshin pacientët me COVID-19.

Sipas reagimit të Qeverisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehu gatishmërinë për ndihmë pas këtij rasti tragjik.

Po ashtu, Kurti ka shprehur ngushëllime për viktimat që pësuan nga ky shpërthim.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti porsa zhvilloi sonte një bisedë telefonike me Kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, për ngjarjen e rëndë në një spital modular atje. Eksplodimi i fuqishëm duket që ka marrë shumë jetë njerëzish, kryesisht pacientë. Kryeministri Kurti i shprehu ngushëllime Kryetares Arifi për këtë tragjedi dhe gatishmërinë për ndihmë, për çfarë Kryetarja Arifi e falënderoi kryeministrin. Lutemi që të ketë sa më pak viktima nga zjarri që po shkrumbon spitalin e Covid në Tetovë. Jemi të gjithë me shpirt e zemër pranë Tetovës, mjekëve e pacientëve”, thuhet në reagimin e Qeverisë.