Policia e Kosovës

Pas aksidentit në trafik ia vjedhin qesen me para në veturë

Një qese me para po pretendohet që u vodh dje gjatë ditës në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

Vjedhja grabitqare u tha se ndodhi pas një aksidenti në trafik, dje rreth orës 17:30.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka raportuar se kjo vjedhje është bërë nga dy persona të panjohur.

“Viktima ka raportuar se pas një aksidenti në trafik, dy persona të panjohur nga vetura e tij i kanë vjedhur një qese me një shumë parash dhe me veturën e tyre janë larguar në drejtim të panjohur” – thuhet në raportin 24-orësh policor.

Tutje është thënë se viktima ka pranuar tretman mjekësor si pasoj e aksidentit dhe se rasti është në procedurë hetimore.