Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot me vranësira të pjesëshme dhe intervale me diell.

Sipas IHMK-së, në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime të mëdha.

Sa i përket temperaturave, Instituti thekson se minimalet do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius.

“Era do ta mbajë drejtimin e njejtë nga verilindja, shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 4 m/s”- thuhet në njoftim.