Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik  i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbajë mot me diell, relativisht i freskët, ndërsa pritet vende-vende të ketë edhe riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Ndërkaq, nga dita e martë e deri të premten, moti do të jetë i ngrohtë.

IHMK bën të ditur se gjatë këtyre ditëve vendi do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.

Temperaturat maksimale pritet të jenë 35-36 gradë Celsius ditën e enjte.

Instituti Hidrometeorologjik u bënë thirrje qytetarëve që gjatë këtyre ditëve të evitojnë kontaktin direkt me rrezet e diellit, sidomos qytetarët në moshë dhe ata që kanë sëmundje kronike.

Në fundjavë parashihen vranësira të dendura. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-35 gradë Celsius.

“Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të aktivitetit të disa elementeve meteorologjike me theks të veçantë të erës dhe presionit atmosferik, ndërsa kushtet agrometeorologjike do të jenë edhe më të mira, meqë dihet se muaji korrik është muaji i korrje shirjeve. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalist e forte”, njofton tutje Insituti Hidrometeorologjik i Kosovës.