Moti

Moti

Parashikimi i motit për javën e tretë të nëntorit

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, java e tretë e nëntorit parashihet me kushte të paqëndrueshme meteorologjike.

Sot pritet mot me diell dhe vranësira të pakta derisa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius.

Nesër parashihet mot kryesisht i ngjashëm.

“Vranësirat do të shtohen, por nuk parashihet të ketë reshje” – thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius

Sipas IHMK-së, të mërkurën pritet të ketë mot me diell dhe vranësira të dendura të cilat përveç që do të shtrihen rreth maleve, prezenca e tyre do të jetë edhe në viset mesatare dhe të ulëta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.

Të enjten parashihet të ketë mot kryesisht të vranët dhe më dinamik për shkak të prezencës së reshjeve. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius.

Ndërsa të premten pritet mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu. Temperaturat do të vazhdojnë të ulen, në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.

Gjatë fundjavës sërish parashihet rënie e temperaturave dhe reshje shiu, kryesisht ditën e dielë.

Java e fundit e muajit nëntor parashihet të jetë më e ftohtë.