Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Në vise malore sipas njoftimit pritet të ketë edhe reshje bore.

“Të shtunën parashihen të ketë reshje shiu, ndërsa në viset malore kushte për reshje bore”, thuhet në njoftim.

Sipas Institutit Hidrometeoroligjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-10 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindje 1-5 m/s”, thuhet në njoftim.