Ushtarë të FSK-së gjatë parakalimit për nder të 12 Qershorit, 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës / FOTO: Denis Sllovinja - KALLXO.com

Parakalimi i Ushtrisë dhe Policisë së Kosovës - VIDEO

Kosova po shënon 25-vjetorin e çlirimit nga forcat serbe.

Për nder të Ditës së Çlirimit, në Prishtinë ka nisur ceremonia e parakalimit të njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës.

Në këtë ngjarje po marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës, familjarë të dëshmorëve e mysafirë tjerë nga rajoni dhe më gjerë.

Parakalimi do të nis nga objekti i Qeverisë së Kosovës deri te sheshi “Zahir Pajaziti”.

KALLXO.com po raporton direkt nga vendi i ngjarjes:

Kosova, një çerek shekulli e lirë