Pamjet satelitore, dyshohet se janë varrosur 9 mijë civilë në një varrezë masive në Mariupol

Imazhet satelitore të publikuara ditën e djeshme, ku shihen varre masive të dyshimta pranë Mariupolit dhe zyrtarët lokalë kanë akuzuar Rusinë se kishte varrosur deri në 9 mijë civilë ukrainas atje në një përpjekje për të fshehur masakrën që po ndodhte në rrethimin e qytetit, raporton Time.

Pamjet u shfaqën disa orë pasi presidenti rus Vladimir Putin pretendoi fitoren në betejën për Mariupolin, pavarësisht nga prania e rreth 2,000 luftëtarëve ukrainas që ishin ende të strehuar në një fabrikë gjigante çeliku.

Putin urdhëroi trupat e tij të mos sulmojnë fortesën, por ta mbyllin atë “në mënyrë që të mos kalojë as një mizë”.

Ofruesi i pamjeve satelitore “Maxar Technologies” publikoi fotot, të cilat thuhet se tregonin më shumë se 200 varre masive në një qytet ku zyrtarët ukrainas thonë se rusët kanë varrosur banorët e Mariupolit të vrarë në luftime.

Imazhet treguan rreshta të gjatë varresh që shtriheshin larg nga një varrezë ekzistuese në qytetin Manhush, jashtë Mariupolit.

Kryetari i qytetit të Mariupolit, Vadym Boychenko akuzoi rusët se “po fshehin krimet e tyre ushtarake” duke marrë trupat e civilëve nga qyteti dhe duke i varrosur në Manhush.

Varret mund të mbajnë deri në 9,000 të vdekur, kishte thënë enjten Këshilli Bashkiak i Mariupolit në një postim në aplikacionin e mesazheve “Telegram”.

“Trupat e të vdekurve po silleshin nga kamioni dhe në fakt thjesht po hidheshin”, tha një ndihmës i Boychenkos, Piotr Andryushchenko, në Telegram.

Kompania Maxar kishte deklaruar se një rishikim i imazheve të mëparshme tregon se varret në Manhush u gërmuan në fund të marsit dhe u zgjeruan gjatë dy javëve të fundit.

Pas gati dy muajsh bombardimesh vdekjeprurëse që e shndërruan kryesisht Mariupolin në një gërmadhë, forcat ruse duket se kontrollojnë pjesën tjetër të qytetit strategjik jugor, duke përfshirë portin e tij jetik e që tashmë është dëmtuar rëndë.

Por mijëra trupa ukrainase, sipas vlerësimit të Moskës, janë përballur me “kokëfortësi” për javë të tëra në fabrikën e çelikut, pavarësisht nga goditjet nga forcat ruse dhe kërkesat e përsëritura për dorëzimin e tyre.

Rreth 1000 civilë ishin bllokuar gjithashtu atje, sipas zyrtarëve ukrainas.

Boychenko hodhi poshtë çdo nocion se Mariupol kishte rënë në duart e Rusisë.

“Qyteti ishte, është dhe mbetet ukrainas”, deklaroi ai. “Sot luftëtarët tanë trima, heronjtë tanë, po mbrojnë qytetin tonë.”/TIME