Pamje nga rrugët e Kiveit, VOA

Pamjet nga rrugët e Kievit

Makineri të shumta ushtarake të shkatërruara janë disa nga pamjet në rrugët e Kievit në Ukrainë.

Zyrtarët ukrainas po u bëjnë thirrje qytetarëve të vendit të ndihmojnë mbrojtjen e Kievit kundër forcave ruse.

Një bazë ushtarake në kryeqytet u sulmua, por ushtria e Ukrainës tha se sulmi u zmbraps. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, kishte parashikuar se sulmet në Kiev do të bëheshin më intensive të shtunën, raporton Zëri i Amerikës.

Sot, është dita e tretë e pushtimit rus të Ukrainës – lufta e parë e madhe tokësore në Evropë në dekada.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ka nisur, sipas tij, një operacion “special” për “çmilitarizimin dhe denacifikimin” e Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.