Pamje - Oborri i Infektivës i mbytur në bërllok

Përveç situatës kritike që ndodhet brenda objektit të Klinikës Infektive për shkak të COVID-19, edhe pamja jashta saj nuk është aspak e mirë.

Oborri i Klinikës Infektive është rrethuar nga mbeturinat.

KALLXO.com ka siguruar disa fotografi në të cilat shihet se mbeturinat janë shpërndarë edhe në hapësirat gjelbëruese.

Në anën tjetër kujtojmë se sot Klinika e Infektives është rrethuar nga shiritat policor dhe forca të  shtuara të rendit. Kjo pasi që po dyshohet për vdekjet të cilat kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme e të cilat po konsiderohen si vdekje të dyshimta, si dhe për rreth pesë vdekje të reja të cilat po dyshohen se kanë ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm.

Këto janë fotografitë që shpërfaqin gjendjen me mbeturina të Klinika Infektive:

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.