Pamje nga nisja e rrënimit të kazinove në Karaçevë

Mëngjesi e ka zbardhur hyrjen e fshatit Karaqevë pa objektet e kazinove.

Rreth 11 orë kanë qëndruar Policia, IPK në vendin e ngjarjes, kurse pas largimit nga ajo zonë prapa kanë lënë 12 objekte të rrënuara dhe qindra aparate të kazinove të konfiskuara. Në aksion përveç tjerash u arrestuan edhe 12 zyrtarë policorë.

Aksioni i filluar në orën 5 pasdite në Karaçevë zgjati deri në mëngjesin e sotëm. Një aksion tjetër ishte zhvilluar edhe në Prishtinë.

Një hetim 1 vjeçar i Prokurorisë së Gjilanit, rezultoi me një aksion ku u përfshinë arrestime të shumta të pronarëve të kazinove dhe disa zyrtarë Policor.

Pas bastisjeve dhe arrestimeve nga ana e Policisë, eskavatorë vazhduan me rrënimin e kazinove dhe objekteve ku ushtroheshin veprimtari ilegale.