Bastisja në zyret e OVLUÇK. Foto: Urim Krasniqi/Kallxo.com

OVL-UÇK do të protestojnë të hënën

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka bërë të ditur se të hënë, më 6 qershor 2022 do të mbajë një proteste para Kuvendit të Kosovës.

Faton Klinaku, ushtrues i detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së, përmes një postimin në Facebook ka thënë se protesta mbahet për të kundërshtuar mospërfshirjen e veteranëve në projektligjin për pagat.

“Në takimin me degë, u vendos që të hënën me datën 6 qershor 2022, Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, prej orës 10:00, të organizojnë protestë para Kuvendit të Kosovës kundër diskriminimit që po iu bëhet veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve”, ka shkruar Klinaku në Facebook.