Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Osmani: Zotohem se do ta mbroj çdo pëllëmbë të shtetit të Kosovës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka deklaruar se dialogu me Serbinë duhet të jetë i drejtë dhe i barabartë.

Osmani shtoi se paqja arrihet nëse Serbia kërkon falje për krimet e kryera në Kosovë gjatë luftës së fundit.

“Dialogu vërtetë është rruga që e kemi përpara. Dialogu duhet të jetë i drejtë dhe i barabartë”, tha ajo në Kuvendin e Kosovës gjatë fjalimit pasi u zgjodh presidente e Kosovës.

Vjosa Osmani u zotua se do ta mbroj çdo pëllëmbë të shtetit të Kosovës.

Osmani sot u zgjodh presidente e Kosovës me 71 vota për.