Osmani takohet me Clinton dhe Clark, i quan heronj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar në New York, ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton dhe ish-komandantin suprem të forcave aleate të NATO-s në Evropë gjatë viteve 1997-2000, gjeneralin Wesley K. Clark.

Osmani ka publikuar një fotografi me Clinton dhe Clark, të cilët i ka quajtur heronj.

“Dy heronj, një histori, Kosova në mes!”- ka shkruar Osmani.

Presidentja Osmani po qëndron në New York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.