Vjosa Osmani - Foto: KALLXO.com

Osmani: Institucionet dhe shoqëria s’kanë bërë asgjë për t`ua lehtësuar jetën personave me nevoja të veçanta

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, gjatë debatit parlamentar për gjendjen e të drejtave të personave me nevoja të veçanta në Republikën e Kosovës, tha se kjo ditë ndërkombëtare e personave me nevoja të veçanta shënohet me 3 dhjetor për të promovuar pjesëmarrjen e plotë dhe të barabartë.

Osmani shtoi se institucionet dhe shoqëria s’ka bërë asgjë për ta për tua lehtësuar jetën personave me nevoja të veçanta andaj kërkoi që të sigurohen që rimëkëmbja të jetë gjithëpërfshirëse.

Ajo tha se mesazhi i qartë për të gjithë është që kanë bërë jashtëzakonisht shumë pak për t`u garantuar një jetë të dinjitetshme këtij komuniteti në vendin tonë.

“Ndryshe nga çdo komunitet tjetër aftësia e kufizuar tejkalon të gjitha identitetet. Çdo çështje dhe politikë prek jetën e njerëzve me nevoja të veçanta. Këtë vit problemet e lindura nga pandemia po prekin në mënyrë disproporcionale personat me nevoja të veçanta përfshirë sfidat e qasjes në kujdesin shëndetësor, impaktin në shëndet i virusit Covid – 19, qasja në arsim dhe papunësia tepër e lartë”, tha Osmani.

Osmani shtoi se nuk ka të dhëna të sakta se sa persona me nevoja të veçanta jetojnë në Kosovë.

“Ende Kosova nuk e ka marr mundin të evidentoj numrin e saktë”, tha ajo.

Osmani shtoi se pa statistika nuk mund të ketë politika të mirëfillta.

“Është e pa falshme se vetëm 10 për qind e fëmijëve me nevoja të veçanta vijojnë mësimin në shkollat publike të rregullta në Kosovës. Rreth 90 për qind e tyre kanë mbet jashtë shkollave. Këto janë shifra të përafërta në mungesë të statistikave”, shtoi Osmani.

Osmani tha se nëse rreth 38 mijë fëmijë nuk janë në shkollë, po u mohohet atyre mundësia për punësim, pavarësim, integrim, jetë të dinjitetshme, shkollim e punësim me dinjitet.

Ndryshe, ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka ardhur në seancën e Kuvendit pas izolimit dy javësh dhe pas shërimit nga COVID-19.

Vjosa Osmani rikthehet në zyrë pas shërimit nga COVID-19