Foto: Presidenca e Kosovës

Osmani: Është interes strategjik që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat nga BE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takimin vjetor të krerëve të shteteve të rajonit ka deklaruar se është me rëndësi që Kosova të ecën përpara me statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian.

Kështu ka thënë Osmani në kuadër të Procesit të Bërdo-Brionit, në të cilin ka theksuar se Kosova është e vendosur për të vazhduar me reforma dinamike që forcojnë më tej demokracinë, mbështesin sundimin e ligjit dhe rrisin standardet e jetesës për të gjithë qytetarët, pa dallim.

Sipas njoftimit, Osmani ka thënë se Kosova ka shënuar hapa të ndjeshëm suksesi në disa aspekte.

“Kosova është një partner i besueshëm, një fqinj i mirë dhe një partner që punon shumë. Prandaj, mundësia për një lëvizshmëri më të madhe të qytetarëve tanë në zonën Schengen, është gjithashtu një mundësi e madhe për t’ua vërtetuar këtë të gjithëve në BE”- ka theksuar Osmani.

Në këtë kontekst, ajo ka përmendur edhe përparimin në indekset ndërkombëtare që kanë të bëjnë me luftimin e krimit dhe korrupsionit, të drejtat e njeriut, fushën e teknologjisë informative, etj.

Në një pjesë të fjalimit të saj, duke qenë edhe tema të takimit të sivjetëm të liderëve, Osmani ka folur edhe për efektet e ndryshimeve klimatike duke thënë se Kosova është përcaktuar për ta ardhmen e gjelbër të saj.

“Presidentja tha se tranzicioni i gjelbër është mundësi e mirë për gjenerim të vendeve të punës, rritje të produktivitetit dhe sigurim të energjisë”- ka njoftuar Presidenca e Kosovës.

Ndërkaq në raport me perspektivën e të rinjve të Kosovës, ajo ka thënë se më shumë se gjysma e popullsisë së Kosovës është nën 30 vjeç, ndaj sipas saj ndërtimi i një mjedisi ku mundësitë për zhvillim social dhe ekonomik janë lehtësisht të disponueshme, janë prioritet në mënyrë që ata ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Kosovë.

Presidentja Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve bilaterale në kuadër të Procesit Bërdo-Brionen zhvilluar disa takime.

Osmani takohet me presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq, flasin edhe për situatën në veri

Osmani takoi presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski