FOTO: Vjosa Osmani, Instagram.

Osmani: Duhet ta promovojmë mirëkuptimin dhe gjithëpërfshirjen për personat me autizëm

Në Ditën Botërore të Autizmit, presidentja Vjosa Osmani ka thënë se kjo ditë është një mundësi për ta promovuar ndërgjegjësimin për autizmin, për t’i sfiduar stereotipet dhe stigmat dhe për t’i mbështetur personat me autizëm dhe familjet e tyre.

“Në këtë ditë, ne duhet ta promovojmë mirëkuptimin dhe gjithëpërfshirjen për personat me autizëm, sikurse edhe t`i japim mbështetje perspektivës unike të tyre për botën” – ka shkruar Osmani në profilin e saj në Instagram.

Presidentja ka shtuar se secili duhet të ketë mundësi të barabartë për zhvillim të potencialit.

“Të drejtat dhe mirëqenia e personave me autizëm janë objektiv i yni i çdoditshëm. Ata nuk janë vetëm. Në shoqërinë tonë secili duhet të ketë mundësi të barabartë për zhvillim të potencialit, pra edhe për ata që kanë aftësi ndryshe!”- ka theksuar presidentja Osmani.