Operacioni në veri, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e këtyre personave të dyshuar

Policia e Kosovës pas aksionit të sotëm kundër kontrabandës në vend është vënë në kërkim edhe të disa personave të dyshuar që janë shpallur në kërkim dhe ka kërkuar ndihmen e qytetarëve për kapjen e tyre.

Këta janë personat e dyshuar në kërkim:

Besim Zeqiri i lindur me 01.07.1985, fshati Kaqandoll-Mitrovicë

 Halil Sylejmani i lindur me 03.08.1965, Kqiq – Mitrovicë

Festim Sylejmani i lindur me 14.02.1992, Kqiq – Mitrovicë

Fitim Latifi i lindur me 05.04.1992, Kushtovë – Mitrovicë

 Milan Radisavljevic i lindur me 10.12.1972 – Zubin Potok

“Policia e Kosovës, fton të gjithë qytetarët që të mos bien pre e asnjë provokimi të mundshëm dhe njëkohësisht kërkon bashkëpunim në ofrimin e informacioneve me qëllim arrestimin e personave të dyshuar dhe sjelljes së tyre pranë organeve të drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Numrat kontaktues:192, 038 550 999 ose pa pagesë në 0800 19999, të gjitha informacionet do të trajtohen në mënyrë konfidenciale.

“Njëkohësisht Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, është duke kryer hetime intensive drejt identifikimit edhe të personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në kontrabandë me mallra por edhe në aktet kriminale dhe sulmet me mjete të rrezikshme, armë zjarri të kryera ndaj zyrtarëve policorë dhe atyre doganorë sot gjatë operacionit”, thuhet më tej.