Foto: KFOR/Facebook

Oficeri hungarez merr komandën e KFOR-it në Kosovë

Gjeneral Major Ferenc Kajari nga Hungaria, ka marr komandën e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, si komandanti i 26-të i KFOR-it.

Në njoftimin e KFOR-it potencohet se Kajari është oficeri i parë hungarez që merr komandën e këtij misioni.

“Gjeneral Major Ferenc Kajari është oficeri i parë hungarez që merr komandën e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë për një vit si komandanti i 26-të i KFOR-it. Ai pason gjeneral majorin italian Franco Federici”, thuhet në njoftim.

Në njoftim gjithashtu potencohet se motoja e misionit të KFOR-it është “Detyra, Besueshmëria dhe Angazhimi”.