Foto: ZPRK

Osmani takohet me komandantin e KFOR-it, flasin për sigurinë e vendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar takim me komandantin e KFOR-it, gjeneral-major Ferenc Kajari.

Sipas komunikatës, Osmani e Kajari kanë diskutuar për çështjen e sigurisë në vend dhe zhvillimet e fundit në Evropë pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Presidentja e vendit ka falënderuar KFOR-in për kontributin e tyre për paqe dhe siguri ndërkaq Kajari ka theksuar përkushtimin për mjedis të sigurt dhe paqësor.